MAPL kërkon të rishqyrtohet vendimi i Kuvendit të Suharekës lidhur me zhvillimin e ankandit për një pronë komunale

Vendimi i Kuvendit të Komunës së Suharekës me anë të cilit parashihej dhënia e pëlqimit për zhvillimin e procedurave të ankandit publik për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të një prone komunale është vlerësuar si i jashtëligjshëm nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.
Në shkresën e kësaj ministrie dërguar në adresë të drejtuesve të Komunës së Suharekës është sqaruar se konform legjislacionit në fuqi, MAPL-ja ka pranuar për shqyrtim vendimin 01 Nr. 016-56304, të miratuar më 26 shtator 2024 nga Kuvendi i Komunës së Suharekës, raporton Telegrafi.
“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal pas shqyrtimit të përmbajtjes së aktit të komunës si më sipër, vlerëson se akti i komunës nuk është në pajtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi”, thuhet në shkresën e MAPL-së.
Në arsyetimin e vet, MAPL-ja sqaron se Kuvendi i Suharekës në mbledhjen e mbajtur më datë 26.09.2024, ka miratuar Vendimin 01 Nr. 016-56304, me anë të cilit jepet pëlqimi për të zhvilluar procedurat e ankandit publik për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër deri në pesë vite të pronës së paluajtshme të komunës.
MAPL ka konstatuar së vendimi i nxjerrë nga Kuvendi i Komunës së Suharekës është në kundërshtim me Ligjin Nr.06/L-092 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës, dhe Rregulloren (QRK) Nr. 09/2022 për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës, përkatësisht me paragrafin 4 të nenit 6 të Rregullores (QRK) Nr. 09/2020 për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim të përkohshëm dhe këmbimit të pronës së paluajtshme të komunës, sipas të cilit: “Pronat e paluajtshme të komunës që nuk janë në listën e veçantë të pronave që planifikohen për dhënien në shfrytëzim për vitin vijues si dhe nuk kanë miratim paraprak nga Kuvendi i Komunës nuk mund të jepen në shfrytëzim”.
Bazuar në këtë, MAPL-ja ka kërkuar nga Kuvendi i Komunës së Suharekës që të ndërmarrë veprime për rishqyrtim brenda një periudhe prej 30 ditëve, ashtu që të harmonizojë aktin me legjislacionin në fuqi.
Pas pranimit të kësaj shkrese, autoritetet komunale të Suharekës kanë ndërmarrë veprime drejt shfuqizimit të këtij vendimi, raporton Telegrafi.
Në ftesën e dërguar nga kryesuesi i Kuvendit, Bexhet Kuçi për mbledhjen e dhjetë të rregullt të këtij organi komunal në rendin e ditës figuron edhe pika për shfuqizimin e vendimit 01 Nr 016-56304.
Kjo mbledhja planifikohet që të mbahet më datën 31 tetor 2024.
Sipas të dhënave të organeve komunale, prona në fjalë me vendimmarrjen e mëhershme ishte caktuar si lokacion për trajtimin dhe deponimin e mbeturinave nga ndërtimi dhe demolimi i objekteve ndërtimore. Kjo pronë në bazë të një kontrate të vitit 2019 i është dhënë në shfrytëzim një operatori ekonomik, dhe sipas organeve komunale kontrata në fjalë ka skaduar në korrik të këtij viti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dragashi vazhdon shërbimet falas për banorët e fshatrave kufitare të Shqipërisë

Rasim Demiri jep dorëheqje nga pozita e drejtorit në Prizren për t’u bërë deputet i Kuvendit të Kosovës

Totaj miraton parcializimin e tokës për ndërtimin e Qendrës së Autizmit në Prizren

Kurti jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit para betimit si deputet

Nuk u konfirmuan mandatet - dështon konstituimi i Kuvendit

Reagon Kurti: Opozita u rebelua kundër shtetit, lanë nam në sytë e botës

Dështimi i konstituimit të Kuvendit, reagon deputetja e Vetëvendosjes

Ramush Haradinaj injoron Fatmir Limajn në Kuvend

“Lojë e qëllimshme politike” - Abdixhiku godet LVV-në pas dështimit të seancës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Zelensky u kërkoi amerikanëve t’ju shesin sistemet raketore Patriot, reagon Trump

Remzie Osmani dhe Nexhati e ndezin atmosferën në Big Brother - të ftuar në dasmën e Gjestit me Eglin janë edhe disa ish-banorë

MPJD: Deklarata e Serbisë ndaj Sudanit është shkelje e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

Shpenzoi një milion dollarë dhe i kaloi 15 vite duke restauruar anijen që e bleu, tani po vajton 'vdekjen e tmerrshme' – historia e burrit nga SHBA

"Kosova u prezantua me fusnotë në Tiranë", zv.ministri largohet nga konferenca

Abdixhiku “godet” Hotin: Përdori argumente si ato të kundërshtarëve tanë politikë