LAJMI I FUNDIT:

“Mao Ce Dun” në Moskë

“Mao Ce Dun” në Moskë

Komisioni përzgjedhës i Festivalit të 30-të Ndërkombëtar të Filmit në Moskë, ka vendosur që filmi, "Mao Ce Dun", i regjisorit, Besnik Bisha, të jetë në garën kryesore të festivalit.

Lajmi është bërë i ditur në njoftimin zyrtar të ueb –faqes së këtij festivali, ku në mesin e 16 filmave që do të konkurrojnë është edhe filmi i shqiptarit Besnik Bisha, i cili film flet për jetën komuniste në Shqipëri gjatë viteve shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta.

Festivali, i cili udhëhiqet nga regjisori rus me famë ndërkombëtare, Nikita Mikhalkov, do të fillojë me 19 qershor, ndërsa do të mbyllet me 28 qershor, natën kur juria në përbërje të aktores dhe regjisores, Liv Ullman, kryetare e jurisë, Micheal Glawogger, shkrimtar dhe regjisor, Irina Rezonova, aktore, Derek Malcolm, kritik filmi, dhe Sebastian Alaroon, regjisor, do t’i bëjnë të ditur fituesit e festivalit.