Ajo sapo ka bërë promovimin e albumit të saj më të fundit ‘Tingujt e shpirtit tim’, dhe Manjola Nallbani ka marrë vëmendjen e duhur nga admiruesit e saj.

Në ceremoninë kushtuar suksesit të saj, ishin të pranishëm këngëtarë, kolegë e politikanë të ndryshëm të njohur.


Aurela Gaçe, Ardit Gjebrea, Liri Berisha, Klajda Gjosha, Albërie Hadërgjonaj dhe shumë miq të saj e familjarë ishin të pranishëm për të mbështetur Manjolën në këtë ditë të rëndësishme për të, transmeton panorama.

Por ajo që ra në sy ishin dhe dy vajzat e saj, tashmë të rritura.

Fotoja e postuar në rrjetet sociale ka bërë që fansat të komplimentojnë vajzat e saj të bukura.