Mediat së fundi raportuan se kampionët e Serie A janë duke menduar të bëjnë ofertë për kroatin, por agjenti i tij, Ivan Cvjetkovic, e ka bërë të qartë se një transferim nuk është opsion për klientin e tij.

“Juventusi? Mandzukic është krejtësisht i fokusuar te Bayern Munich. Ai ka kontratë për edhe dy vite pas këtij sezoni dhe ndjehet shumë mirë në Munich”.


“Pep Guardiola vërtet e vlerëson Marion shumë dhe e ka treguar këtë në pjesën e parë të sezonit”.

“Mandzukic dëshiron të qëndrojë te Bayerni dhe të mbrojë titullin e Ligës së Kampionëve”, ka thënë agjenti i lojtarit për Tuttosport. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app