LAJMI I FUNDIT:

Mancini: Unë e kam rindërtuar Interin

Mancini: Unë e kam rindërtuar Interin

Ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, thotë se ai e ka rindërtuar Interin dhe se është dashur të vazhdohej me transferime janarin e sezonit që ai drejtoi klubin Nerazzur.

Tekniku aktual i Zenitit ka qenë në krye të klubit zikaltër për herë të dytë në sezonin 2015/2016 dhe pas një starti të fortë të sezonit Nerazzurët rrëshqitën në tabelë duke zënë vendni e katërt dhe duke mbetur jashtë Ligës së Kampionëve.


Një trend i ngjashëm shihet se po zhvillohet këtë sezon me Spallettin që ishte i pamposhtur deri më 16 janar, por dështoi ta bëjë ekipin e tij fitimtar në shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

“Është ndryshe. Ne rindërtuam këtë ekip, tani ekipi ka dy vjet përvojë plus miliona të investura. Ne përfunduam si liderë pjesën e parë të sezonit, përkundër shkurtesave në disa reparte”.

“Për këtë arsye ka pasur nevojë për transferime në janar, por gjithë ajo që bëri klubi ishin shitjet. Një klub si Interi nuk mund të mendojë se si të hyjë në Ligën e Kampionëve, duhet të synojë të fitojë”.

Lajmet e fundit rreth Interit
Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Interit

“Transferimet e reja? Gabigol ishte i ri, do të ishte më mirë po te huazohej menjëherë”.

“Joao Mario ishte identik si Brozovic. Kam pasur nevojë për diçka tjetër. Një sulmues të shpejt në gjendje për të sulmuar mbrojtjet kundërshtare kur ato tentojnë të mbyllen. Por, të holla nuk kishte dhe nuk kishte qartësi kush po vendoste”.

“Unë do ta mbaja Kondogbian. Ai ka karakter interesant, ai ka nevojë të mbrohet dhe të inspirohet me vetëbesim. Ai ka cilësi. Ai gjithmonë është më i miri te Valencia”.

“Kovacic? Kishte konfrontime mes nesh. Unë i thashë të harrojë ofertat dhe të shpërthejë këtu. Por, Reali erdhi dhe klubi kishte nevojë për para”.

“Çka ka nevojë Spalleti? Nuk e kam shikuar shumë Interin. Ndoshta një sulmues të shpejtë si Dries Mertens, dikush që shënon si Icardi”.

“E shoh Interin në vendin e tretë. Për mua, edhe kështu, Interi është më i fortë se Roma dhe Lazio. Por, Nerazzurët duhet të investojnë këtë verë”, u shpreh Mancini.

Për fund ai shtoi se Juventusi është favorit absolut për titull, por se Napoli do jetë në luftë deri në fund. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Ligat tjera
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
Kalo në kategori