Roberto Mancini është njëri nga dëshirat më të mëdha të Manchester United për stolin e trajnerit.

Gjermani Ralf Rangnick ka marrë drejtimin e klubit, por ai ka kontratë me Djajtë e Kuq vetëm deri në fund të sezonit.


United dëshiron ta angazhoj Mancinin për edicionin e ri, por përgjigja e trajnerit italian për ta ka qenë negative, pasi është i fokusuar te Italia.

Mancini 5

Mancini ka mohuar se ka marrëveshje me Djajtë e Kuq, pasi dëshiron që ta fitojë Kampionatin Botëror me Italinë.

Por për ta bërë një gjë të tillë, së pari Mancini duhet që me Italinë e tij ta siguroj një biletë në botërorë përmes 'Play-Off'-it.

"Nuk është e vërtetë se kam marrëveshje me një klub anglez, gjithçka është false. Qëllimi im i vetëm është që të shkoj në Kampionatin Botëror me Italinë dhe të jem në gjendje ta fitoj atë", deklaro Mancini.

Mancini 1

Kujtojmë që Mancini edhe më parë ka drejtuar në Ligën Premier dhe atë rivalin lokal të Unitedit, Manchester Cityn. /Telegrafi/

telegrafi sport app