LAJMI I FUNDIT:

Mancini flet për Touren

Mancini flet për Touren

Trajneri i Interit, Roberto Mancini është i prirur që ta sjell Yaya Touren në kampionatin italian.

Me Touren, Mancini ka punuar te Man City, ndërsa italiani thotë se Serie A nuk ka pasur kurrë një lojtar të tillë.

”Një lojtar si Toure, nuk e kemi parë kurrë në Itali. Disa e kritikojnë, por ai është i veçantë”, u shpreh Mancini.


Mesfushori pritet të largohet nga Citizens me ardhjen e trajnerit të ri, Pep Guardiola, i cili nuk llogaritë në shërbimet e lojtarit. /Telegrafi/