LAJMI I FUNDIT:

Mançevski: Transferimi i administratorëve në sektorin privat do të bëhet pas zgjedhjeve

Mançevski: Transferimi i administratorëve në sektorin privat do të bëhet pas zgjedhjeve

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, sot deklaroi se procesi i transferimit të të punësuarve nga sektori publik në atë privat, do të fillojë pas përfundimit të zgjedhjeve, pasi në periudhën parazgjedhore janë të ndaluara ndryshimet në administratën publike.

Ai tha se do ta shqyrtojnë propozimin e konfederatës së sindikatave të lira, që paratë të cilat shteti planifikon t’ua paguajë biznesmenëve të cilët do të punësojnë administratorë, t’i jepen Fondit për sigurim pensional dhe invalidor, si dhe të sillet ligj për pensionim të parakohshëm, me çka sipas tij do të ulej numri i administratorëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Propozimin e konfederatës do ta shqyrtojmë. Deri tani janë thirr takime të shumta, ku nuk prezantuan, por do ta shqyrtojmë dhe do të përgjigjemi në mënyrë adekuate”, tha Mançevski.


Ai shtoi se akoma nuk ka përfunduar analiza funksionale me të cilën duhet të bëhet riorganizimi i plotë i institucioneve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori