Mançevski: Kryeministri vetë i zgjedh këshilltarët e tij

Ministri i Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës, Damjan Mançevski tha se kryeministri personalisht i zgjedh këshilltarët e tij.
“Rastet nuk kanë të bëjnë me administratën, por këshilltarët e kryeministrit”, tha ministri, kur u pyetën në lidhje me listën e re për punësimin e 56 këshilltarëve në Qeverinë e Zaevit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mançevski shtoi se numri i këshilltarëve ishte dukshëm më i ulët sesa më parë dhe disa prej tyre janë të angazhuar pa ndonjë kompensim financiar.
Ministri ka folur edhe rreth angazhimit të Xhezair Shqirit i njohur si "Komandant Hoxha" si këshilltar për çështje të sigurisë dhe të luftimit të ektremizmit, duke thënë se këtu nuk ka asgjë për t’u habitur.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































