Telegrafi

Man Utd synon marrëveshjen e madhe të dyfishtë brenda pak ditësh – duan dyshen Matthijs de Ligt dhe Noussair Mazraoui nga Bayern Munich

Manchester United shpreson të nënshkruajë me Matthijs de Ligt dhe Noussair Mazraoui nga Bayern Munich përpara mbylljes së afatit kalimtar veror.

Sipas Sky Sport Germany, De Ligt dhe Mazraoui do të bëhen lojtarë të Manchester United para fundit të muajit “nëse gjithçka shkon sipas planit”.  Bisedimet në vazhdim mes klubit nga Old Trafford dhe Bayern Munich cilësohen si “pozitive” dhe “në vazhdim”.

Trajneri i Man United, Erik ten Hag i kishte të dy lojtarët gjatë kohës së tij në krye të Ajaxit dhe mendohet të jetë një forcë shtytëse.

Largimi i Raphael Varane dhe shqetësimet e vazhdueshme të lëndimeve të Harry Maguire dhe Victor Lindelof dhe operacionit në këmbë të Leny Yoro, ka lënë qendrën e mbrojtjes pa lojtar, për të cilën De Ligt mund të ndihmojë.

Duke nënvizuar nevojën për rekrutim dhe përforcim në mbrojtje, Man United pësoi 58 gola në 38 ndeshje të ligës sezonin e kaluar, më së shumti gjatë një sezoni të vetëm në epokën e Ligës Premier.

Afati kalimtar për klubet e Ligës Premier përfundon në orën 00:00 të 30 gushtit dhe i jep Man United vetëm tre javë të tjera për të përfunduar marrëveshjet./Telegrafi/