Site icon Telegrafi

Man City identifikon zëvendësuesin e Ederson, bisedimet kalojnë në faza të avancuara

Manchester City ka identifikuar zëvendësuesin e Ederson teksa po synojnë një rindërtim të skuadrës së tyre në verë. 

City ka përjetuar një fillim të tmerrshëm të sezonit 2024/2025 pasi ata e gjejnë veten në pozitën e katërt në Ligën Premier pas 26 ndeshjeve, me 20 pikë mbrapa liderit Liverpoolit. 

Kampioni në fuqi i Anglisë ka pak gjasa që ta mbrojë titullin e tyre këtë sezon teksa ata tashmë janë eliminuar nga Carabao Cup dhe Liga e Kampionëve. 

Kjo formë e dobët bëri që trajneri Pep Guardiola dhe bordi i klubit  të planifikojnë rindërtimin e skuadrës para sezonit 2025/2026 dhe si pjesë e kësaj ata tashmë kanë nisur këtë proces qysh në afatin kalimtar të janarit. 

‘Qytetarët’ shpenzuan mbi 100 milionë euro për transferimin e disa lojtarëve si Omar Marmoush, Vitor Reis dhe Abdukodir Khusanov. 

Lexo po ashtu Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Tani, Guardiola ka kthyer vëmendjen tek pozita e porterit, aty ku 331-vjeçari Ederson ka dështuar që ta vazhdojë formën e sezoneve të kaluara. 

Në disa raste gjatë këtij edicioni, performancat e portierit brazilian kanë qenë nën nivel dhe kjo ka detyruar Guardiolën që të synojë zëvendësimin e tij. 

Sipas një raportimi nga Footmercato, gjiganti anglez ka identifikuar portierin portugez Diogo Costa si objektivin e tyre kryesor dhe bisedimet mes palëve tashmë thuhet se kanë avancuar./Telegrafi/

Exit mobile version