LAJMI I FUNDIT:

“Man Booker Prize” shkon në Indi

“Man Booker Prize” shkon në Indi

"Man Booker Prize" këtë vit udhëton në Indi. Nga Shqipëria, ku çmimi u rrëmbye në vitin 2005 nga shkrimtari i njohur Ismail Kadare, këtë vit vlerësohet romancieri indian, Aravind Adiga.

I njohur si një nga çmimet më prestigjioze për letërsi, Adiga është vlerësuar me "Man Booker" për librin "Tigri i Bardhë", vlerësim i cili sipas jurisë së këtij çmimi, iu dha autorit për origjinalitetin dhe humorin që përcjell në këtë vepër.

Adiga ka lindur më 1974. "Është e rëndësishme për mua që ky çmim më jepet për këtë vepër" është shprehur shkrimtari Adiga, pas marrjes së çmimit, vlera e së cilit shkon rreth 64 mijë euro. Këtë vit për "Man Booker", kanë konkurruar, Salman Rushdie, Arundhati Roy dhe Kiran Desai. /panorama/telegrafi/