Malisheva përuron nënkalimin dhe parkingun nëntokësor

Një numër i madh qytetarësh të Malishevës u mblodhën sonte në qendër të qytetit për të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të nënkalimit dhe parkingut nëntokësor, projekt komunal me vlerë rreth 8 milionë euro.
Projekti, që u finalizua pas tre vitesh punë, u inaugurua në prani të kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Në vend të prerjes tradicionale të shiritit, ceremonia u hap me një ecje përgjatë të gjithë nënkalimit.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































