Site icon Telegrafi

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Një makinë larëse mund të konsumojë shumë energji elektrike, por nëse ndiqni këtë këshillë, fatura e energjisë elektrike do të jetë shumë më e ulët për ju.

Lavatriçja mund të përdorë dy herë më shumë energji elektrike vetëm për shkak të një gabimi që bëjmë të gjithë.

Çdo paketë detergjenti tregon saktësisht se sa duhet të shtoni në makinë, por shumica e teprojnë.

Sasia e madhe e detergjentit dëmton rrobat, por gjithashtu rrit në mënyrë drastike faturën tuaj të energjisë elektrike.

Fillimisht duhet theksuar se nëse vendosni shumë detergjent nuk do të thotë se rrobat tuaja do të lahen më mirë, edhe pse shumica mendojnë kështu, ndaj njerëzit e teprojnë dhe në realitet dëmtojnë jo vetëm makinën por edhe rrobat, thotë ekspertja e lavandarisë, Mary Gagliardi.

Përveç lënies së njollave të bardha në rroba, sasia e madhe e detergjentit mund të dëmtojë edhe kanalet e kanalizimeve, që do të thotë se mbetjet e detergjentit do të vendosen më shumë në to dhe makina do të përdorë dy herë më shumë energji elektrike. /Telegrafi/

Exit mobile version