Ushqim i shijshëm plot thartirë omega-3!
Zgjidhni llojin e parapëlqyer të makaronave, merrni presh, domate të ziera, një konserve mish toni dhe racioni i mrekullueshëm është gati!
Receta u dedikohet fillestarëve të përgatitjes së ushqimit. Natyrisht, edhe për të gjithë të tjerët.
Zgjidhje e shkëlqyeshme dhe shumë e shpejtë për drekë apo darkë, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
– 300 g makarona,
– ½ preshi,
– vaj ulliri,
– 100 ml domate të ziera;
– erëza,
– kripë,
– piper,
– 1 konservë mish toni.
Përgatitja:
Zieni makaronat dhe kulloni.
Në vaj fërgoni preshin që të zbutet mirë, shtoni erëzat, kripën, piperin, domaten e zier dhe lini të vlojnë derisa të avullojë lëngu.
Në fund shtoni mishin e tonit, por edhe atë fërgojeni pak.
Sipër makaronave qitni salcë dhe kënaquni me çdo kafshatë…
Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.