Major Fatlum Demiri të shtunën ka diplomuar në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm në Republikën e Turqisë.
Në një ceremoni solemne shtetërore të organizuar në Universiten e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, prezent ishin edhe krerët më të lartë të shtetit dhe ushtrisë turke, përfshirë presidentin Rexhep Taip Erdogan.
Demiri, njëkohësisht ka përfunduar me sukses Programin Master të Studimeve të Mbrojtjes dhe Sigurisë (Defence and Security Studies Master of Arts Program). Nga ky kurs gjithashtu ka diplomuar edhe Major Bashkim Ademi.
Kolegji i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm ka për qëllim edukimin, trajnimin dhe zhvillimin e liderëve të së ardhmes, duke bërë oficerë të aftë e kompetent për të kryer detyrat me përgjegjësi dhe për të udhëhequr me nder e besnikëri çdo herë dhe çdo vend.
Pjesëtarët e FSK-së, përpos përkushtimit dhe disiplinës shembullore të treguar, kanë arritur rezultate të shkëlqyera dhe kanë treguar sukses të jashtëzakonshëm përgjatë kësaj periudhe kohore duke e prezentuar Kosovën, veçanërisht FSK-në në mënyrën më të mirë të mundshme në mesin e 120 oficerëve nga 18 shtete të ndryshme të botës.
I diplomuar si pjesë e Gjeneratës së parë të Akademisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Major Fatlum Demiri ka shërbyer në detyra dhe pozita të ndryshme gjatë kësaj periudhe kohore si Udhëheqës Togu, Instruktor, Oficer për Trajnime në G-3, Oficer Ndihmës i Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Shef i Kabinetit të Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, si dhe së fundmi si Oficer për Menaxhimin e Karrierës së pjesëtarëve të FSK-së në Ministrinë e Mbrojtjes.
Major Fatlum Demiri, Kursin Bazik për Oficer si dhe Kursin e Karrierës për Kapiten në fushën e Agjutantit (Personelit / BNJ) i ka përfunduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit