Kanë kaluar vetëm disa muaj prej se e solli në jetë fëmijën, Adriana Lima shkëlqeu në tapetin e kuq me një fustan të kuq.
Modelja e njohur është shfaqur në tepihun e kuq për premierën e filmit “Air”, ku shoqërohej nga partneri i saj, Andre Lemmers, i cili nuk iu nda në asnjë çast.
Për këtë rast, bukuroshja kishte zgjedhur një fustan të kuq dhe këpucë të kuqe me taka. Ajo e kompletoi dukjen me grim të thjeshtë dhe buzëkuq të kuq të spikatur që theksonte bukurinë e saj natyrale.
Pasi u bë nënë për herë të tretë, modelja u kritikua për dukjen e saj, por ajo iu përgjigj me shpejtësi duke thënë se po rikthehet.
Adriana solli në jetë një djalë në muajin gusht të vitit të kaluar që është fëmija i parë nga lidhja me producentin e filmit Lemmers.
Braziliania 41 vjeçare ka edhe dy vajza nga martesa e saj e mëparshme. /Telegrafi/