Pavëmendja është një nga problemet më të mëdha në ditët e sotme dhe viktimë e kësaj ‘sëmundjeje’ u bë edhe Noni Madueke para ndeshjes me Wolves.
Me siguri duke besuar se ai ishte në llogarinë e tij private, lojtari i Chelseat postoi plot besim: “Gjithçka për këtë vend është m*t”. Ai po fliste për Wolverhampton.
Duket sikur Madueke më vonë e fshiu foton, por fansat ishin shumë të shpejtë. Ai shkroi: “Dreq llogarinë e gabuar në Instagram…Jeni shumë të shpejtë”.
Tifozët e Chelseat kryesisht ranë dakord me deklaratën, megjithatë, ata përmendën se ajo mund të rezultojë lehtësisht me pasoja për lojtarin.
BenniBMN: “Administrja e Wolves është duke pritur për fitoren 2-1 të ujqërve me Madueken duke kërcyer u fshehur”.
SenorConstipation: “Unë me të vërtetë shpresoj se kjo nuk do të kthehet bumerang”.
AdministrativeLaugh2: “Ai nuk gabon, por do të tallen aq shumë nëse Chelsea humbet”.
Headlesshorsman02: “Pse nuk mund ta postonte këtë pas ndeshjes”.
STCFC: “Administrja e Wolves po fërkon duart, por le të jemi të sinqertë ai nuk gënjen”. /Telegrafi/