LAJMI I FUNDIT:

Madonna profetike

Madonna profetike

Prishtinë-Budvë-Jaz-Budvë-Prishtinë. Si gjithmonë kontradiktore - edhe në koncertin e saj të fundit pop ylli botëror Madonna nuk ka harruar ta lejë publikun e pranishëm të çuditur/habitur me mesazhet e saja publike/politike. Tamam në formën e një profeteje globale Madonna përmes ekraneve të mëdha të instaluara në skenën e Jazit dërgoi sinjale të fuqishme mbi atë sesi bota duhet urgjentisht të ndryshojë. Ajo nuk e la pa i futur hundët edhe në garën presidenciale amerikane ku foton e republikanit John McCain e shoqëroi me fjalët “Get Stupid” kurse imazhi i demokratit afro-amerikan Barack Obama dilte çdo herë kur paraqitej slogani “Change We Need”. Reklamë pa pare e Madonnas për Obaman – mbase kjo do ndikojë që shqiptarët ta duan edhe më shumë Madonnan.

Gjergj Filipaj
filipaj@gmail.com

Budvë, 25 shtator — Madonna Luise Ciccone u paraqit të enjten mbrëma para publikut në plazhin Jaz të Budvës mu ashtu siç e ka kuptimin emri i saj artistik – Nëna e Profetit dhe lajmëtarit të ndryshimeve në botë (lexo:Shën Maria nëna e Jezu Krishtit). Koncerti i Madonnas në Jaz në radhë të parë ka shërbyer si një tribunë e instaluar kundër zhvillimeve aktuale globale, si ai zëri i përndritur i arsyes njerëzore kundër globalizimit të kulturave të ndryshme apo thënë më mirë amerikanizimit të botës (edhepse Madonna në fakt është vetë një lloj nusprodukt i globalizmit).

Imazhet e Nënës Terezë, Dalaj Lamës dhe Mahatma Ghandit, John Lennonit e Bob Geldofit koncertit i kanë dhënë atë aromën e dashurisë/lirisë/paqes kolektive botërore duke e bërë plazhin Jaz një lloj mini vendi-homazh të lëvizjeve të viteve 60’-70’.


Aroma e dashurisë është përhapur edhe me prezantimin kohë pas kohe të “lakuriqur” të Madonnas – një gjë që pritej nga ajo edhepse koncerti u mbajt në Malin e Zi paksa patriarkal i cili viteve të fundit përmes promovimit të Budvës po tenton që të hyjë në listën e top destinimeve turistike botërore me të gjitha gjërat në meny – përfshirë këtu edhe se(ks)nsualitetin e trupit femëror. Gjë që nuk ka munguar në Jaz ku në koncert ka pasur ekzemplarë të nivelit të lartë sidomos nga ish-republikat jugosllave.

Por nejse kjo gjendje “seksualistike” pritej në koncertin e Madonnas e cila edhepse e mban emrin e Nënës së Krishtit jo rrallëherë është kritikuar (pothuajse çkishëruar) nga Kisha Romake Katolike. Por megjithëkëtë mbrëmë disa nga simbolet e religjioneve monoteiste zënin një vend të rëndësishëm në simbolikën e koncertit të saj në Budvë.

Kënga hit e vitit 1989 “Like a Prayer” shoqëronte Kryqin e katolikëve e ortodokseve, Gjysmë Hënën e myslimanëve dhe Yllin e Davidit të hebrenjve duke i dhënë një element “iluminues” – kontaktues me perëndinë e tyre të preferuar – Madonnan të afro 80 mijë (mbase jo të gjithëve) pjesëmarrësve në koncertin e Jazit.

Por të enjten mbrëma në plazhin Jaz të Budvës Madonna ka qenë e vetmja që ka pasur ndikimin më të gjerë mbi masën e mbledhur qoftë psiqikisht a fizikisht – publiku ishte me Madonnan dhe Madonna ishte me publikun – komentet e tjera shtesë me të vërtetë do të ishin të tepërta.

Megjithëkëtë repertori i këngëve të interpretuara nga Madonna ka qenë më se i kënaqshëm për publikun e uritur për këngët e saja. Kombinimi i hiteve të vjetra me disa këngë të albumit të fundit “Hard Candy” ka prezantuar Madonnan në dritën më të mirë. Këngët “Human Nature”, “Vogue”, “La Isla Bonita, “Like a Prayer”, e kthyen publikun mbrapa në kohë duke kujtuar Madonnan e inspiruar nga erotika dhe trupi i lakuriqur i femrës. Ndërsa këngët e reja e prezantuan Madonnan në shkëlqimin e plotë së saj (Madonna dukej e bukur dhe seksi edhe pse ajo në fakt është një grua 50-vjeçare).

Nuk duhet harruar pa përmendur edhe Robyn – këngëtaren suedeze të zhanrit alternative/electro pop e cila i dha shkëndija natës së Jazit duke e nxehur kështu publikun para daljes në skenë të mbretëreshës së popit – Madonnas.

Koncerti i Madonnas në Jaz përfundoi ashtu edhe si u nis – turmat e njerëzve të mbledhur u larguan qetësisht nga koncerti pa shkaktuar tollovi të panevojshme në komunikacion edhepse numri i madh i njerëzve shkaktoi vështirësi në rrugëtimin nga Jazi në Budvë. Madonna do qëndrojë në Budvë deri më 27 shtator në njërën nga suitat e hotelit Splendid. Ajo pas largimit nga Budva do niset për në Athinë ku do e mbajë koncertin e fundit në Evropë- ndërsa turneu i saj më pas vazhdon në Amerikën Veriore.

Kosovarët e pranishëm në koncert

Në mesin e pjesëmarrësve në koncertin e Madonnas nuk kanë munguar as edhe shqiptarët nga të gjitha trojet etnike. Numri më i lartë i shqiptarëve u shënua nga ata të Shqipërisë (rreth 1.200) të cilët në Budvë kanë ardhur të organizuar me autobusë. Nuk kanë munguar edhe shqiptarët e Kosovës (rreth 300) të cilët kanë ardhur përmes 2 aranzhimeve grupore por edhe me makina individuale.

“Spo besoj se jam këtu duke ndigju Madonën”, tregon Albina Syla 26-vjeçe nga Gjilani e cila ndodhej në Jaz. Ajo u nda e kënaqur me koncertin dhe jo vetëm me mbretëreshën e popit por edhe me Robyn –e cila e argëtoi publikun për gati afro një orë. Ndërsa Betim Mehmeti nga Prishtina – i cili ndodhej në Jaz për të parë Madonnan i shoqëruar nga e dashura e tij tha se “po kaloj perfekt ska ma mirë”. Sipas kosovarëve të pranishëm ndjenjën e kalimit perfekt në koncertin e Madonnas mund ta ketë prishur paksa rruga e gjatë nga Prishtina deri në Budvë e cila në fakt ka qenë rraskapitëse.

Në trend

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Serbia
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Kalo në kategori