LAJMI I FUNDIT:

Lyra Hoxha, vajza që nga klasa e tetë doli në të dhjetën (VIDEO)

Lyra Hoxha, vajza që nga klasa e tetë doli në të dhjetën (VIDEO)

Shkollën Elena Gjika në të cilën ndoqi mësimet për tetë vjet me radhë, tashmë po e lë Lyra Hoxha. Në fakt ajo po lë para kohe shkollën ku do të duhej të qëndronte edhe një vit. Kjo pasi 14-vjeçarja, nga mësimdhënësit e vet u vlerësua se me inteligjencë është para moshatarëve të saj.

Tash, Lyra nga klasa e tetë do të dalë në klasën e dhjetë. Ndërsa, po synon që të jetë pjesë e gjimnazit “Sami Frashëri”.

Ajo zotohet se do të mësojë e punojë shum,ë por nuk i pëlqen të bëjë plane afatgjate për karrierën e saj.


Këtë vendim e mori Ministria e Arsimit, pasi Lyra i kaloi me sukses provimet që parasheh ky institucion.

Mustafë Kadriu, drejtor i Divizionit për Standard dhe Vlerësim MASHT, ka thënë se të gjithë të rinjtë që mësimdhënësit apo kujdestarët i vlerësojnë me aftësi dhe inteligjencë të lartë, kalojnë përmes një komisioni i cili i vlerëson sipas kritereve të një udhëzimi administrative të ministrisë, për avancime.