Site icon Telegrafi

LVV kujton Adem Demaçin: Kujtimi për Bacën, është kujtim për atë se çfarë ka kaluar Kosova për një shekull

Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë homazhe të dielën tek varri veprimtarit Adem Demaçi me rastin e vjetorit të dytë të vdekjes së tij.

LVV thotë se Demaçi ishte krah për krah të dobëtit, e ballë për ballë shtypësit.

“Baca ra tre herë në burg e secilën herë dilte po aq i vendosur sa kur arrestohej. Herën e parë u mbajt 3 vjet (1958-1961), të dytën herë 10 vjet (1964-1974) e të tretën herë 15 vjet (1975-1990). Herën e parë hov arrestimit të tij i dha romani ‘Gjarpijt e Gjakut’, dy herët e tjera nëpër gjykata e akuzuan sepse ka dashur të bëjë organizimin e shqiptarëve”.

“Por, ai kishte vendosur të mos thyhej. Arrestimin e tij të fundit e sheh si mundësi që të hijeshohet puna e të bëhet më serioze sesa që është. Duke bërë kështu që shumë të rinj të motivohen nga kjo rezistencë e rrallë”.

Vetëvendosje thekson se kujtimi për Bacën është kujtim për atë se çfarë ka kaluar Kosova për një shekull.

“Kur na porosiste që “Mos e vendosni njeriun para idesë sepse kjo është punë e rrezikshme…Njeriu mund të mashtrohet, të burgoset, të vritet, kurse ideja jo”, nuk e ka menduar që një ditë ai dhe ideja do të bëhen një. Kur flasim për çlirim, pavarësi e liri flasim për Adem Demaçin. Ai ishte krah për krah të dobëtit, e ballë për ballë shtypësit. Nuk iu tremb syri e nuk iu shmang rrezikut. E mbyti vdekjen kur i hyri kësaj rruge”, thuhet ndër të tjera.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të VV-së:

Exit mobile version