Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qenë i pari në këtë komunë që e ka marrë vaksinën anti-COVID-19, në shenjë sensibilizimi për vaksinim të të gjithëve.
“Unë i jam paraqitur thirrjes për vaksinim anti-COVID-19 për të filluar sensibilizimin. Me dëshirën time personale do t’ia lejoja një personi më të moshur për t’u vaksinuar, por këtë e bëra
për shkak të nevojës që të krijojmë besim tek vaksina”, ka thënë Haziri.
“Përpos punëtorëve shëndetësorë, besojmë shumë që së shpejti do të fillojmë vaksinimin edhe për personat mbi moshën 75 vjeçare, të cilët janë regjistruar. Unë i ftoj të gjithë që të lajmërohen për ta marrë vaksinën kundër COVID-19 në momentin që do t’i kemi dozat”, shtoi Haziri, thuhet në njoftimin për media.
Haziri bëri të ditur se në ditën e 389, në Gjilan aktualisht janë 765 raste aktive, ndërkohë që 110 qytetarë janë në hospitalizim.
Ai bëri të ditur se vetëm ditën e enjte, tri ekipet e shëndetësisë primare kanë bërë 95 vizita në shtëpi, duke iu dhënë shërbime personave të prekur nga ky virus. Haziri ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë t’i zbatojnë masat kundër përhapjes së virusit. Ndryshe, Gjilani është furnizuar me 980 doza të vaksinës kundër COVID-19 për punëtorët shëndetësorë.
Pas Hazirit, vaksinën e mori edhe kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike, dr. Ajhane Sefiu dhe drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, dr. Ukshin Ismaili. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë