LAJMI I FUNDIT:

Lutfi Haziri flet për bashkëpunimin e LDK-së me Vetëvendosjen

Lutfi Haziri flet për bashkëpunimin e LDK-së me Vetëvendosjen
Foto: Ridvan Slivova

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se bashkëpunimi midis LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje ekziston.

Haziri ka deklaruar se këto dy parti janë të koordinuara që të bashkëpunojnë në çështje që i bashkojnë dhe jo në ato që i ndajnë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është partia më e gatshme se gjithë partitë e tjera për ditën e zgjedhjeve. Ne nga viti i kaluar kemi kërkuar legjitimitet politik dhe tani me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryeministrit kemi ardhur në rrafshin politik që ne e kemi kërkuar”, ka thënë Haziri në Info Magazine të Klan Kosovës.


“Ne do të dalim të bashkuar. Prej fillimit ne kemi kërkuar legjitimitet, sepse PAN-i ka qenë koalicion joparimor. PAN-i e zvarriti Kosovën për dy vite dhe përfundoi aty ku është pritur”.

Më tek Haziri ka thënënse “Haradinaj ka qenë kryetar i Qeverisë i cili në emër të AAK-së është munduar ta balancojë rivalitetin mes dy partive që janë konsideruar si armiq. Kemi kërkuar zgjedhje që një vit e dy muaj dhe tani natyrisht se jemi të gatshëm për një gjë të tillë”.

“Në të njëjtën kohë, ne poashtu kemi ndërtuar bashkëpunim opozitar. Ne me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Partinë Socialdemokrate kemi arritur të koordinohemi me politika karshi koalicionit PAN. Në rrafshin opozitar ne jemi koordinuar deri në fund”.

“Kurti e ka konstatuar që bashkëpunimi mes dy partive është në rrafshin politik dhe të grupeve parlamentare. Mirëpo, organet e LDK-së janë autoritete politike që vendosin për mënyrën se si do të ecim tutje. Bashkëpunimi mes dy partive ekziston, jemi koordinuar që ta bashkohemi në çështje që na bashkojnë dhe jo ato që na ndajnë”.

“Aktualisht, LDK-ja e ka kryetar Isa Mustafën dhe do të qëndrojë kështu deri në ditën që një emër i ri do të dalë pas datës 3 gusht. Deri atëherë ne do t’u qëndrojmë besnikë strukturave aktuale”, tha Haziri.

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori