Drejtori i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK, Lulzim Kamberi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Lajmi për dorëheqje është konfirmuar edhe nga vetë QKUK-ja.
“QKUK, ju konfirmon dorëheqjen e drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë. Së shpejti do të caktohet ud.drejtori i Klinikës”, thuhej në përgjigjen e tyre.
Kamberi përmes një letre dërguar mediave, ka dhënë arsyet që kanë quar deri tek vendimi për dorëheqje.
“Ju njoftoj se pas periudhës, pak më të gjatë se 3 vite, të drejtimit të Klinikës së Kardiologjisë dorëhiqem nga posti i Drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë! Unë kam qëndruar dhe rezistuar ndaj të gjitha përpjekjeve (jo të pakta), organizimeve, mendësive, protestave, peticioneve, të motivuara dhe të incentivuara nga arsye të ndryshme, e që në fund do të përfundonin në pengim serioz të avancimit të Klinikës së Kardiologjisë.
Këtë qëndrim stoik e ndieja si obligim dhe si borxh ndaj gjeneratave të cilat kanë sakrifikuar gjithçka për ne si dhe ndaj gjeneratave të ardhshme!
Tani kur Klinika e Kardiologjisë “lundron” në ujëra më të qeta, do të tërhiqem nga posti i Drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë, në vetë përfundimin e mandatit me qëllim të përkushtimit më të lartë në punë profesionale”, ka deklaruar Kamberi.
Ai ka theksuar se “dorëheqja shpresoj të ndikoj në vetëdijësimin e shoqërisë për funksionalizim të mëtejmë”
“Gjatë kësaj kohe u ndesha me shumë veprime institucionale dhe joinstitucionale të cilat duhen ndërruar si: jofunksionalitet i duhur (ligjor etj..), neglizhencë, manipulime, kapje, interpretime të shtrembëruara etj..
Poashtu, disa herë nuk ka qenë në nivelin e duhur edhe mbështetja dhe koordinimi i veprimeve nga strukturat hierarkike, me përjashtime”, ka theksuar Kamberi në letrën dërguar mediave.
Kamberi ka përmendur në edhe disa nga arritjet e Klinikës së Kardiologjisë, siç është bashkimi i klinikës, gjysmëintensiva e Kardiologjisë, themelimi i Elektrofiziologjisë, korrigjimi i defekteve interatriale , mbështetja e qendrës së Kardiologjisë Invazive në Prizren, përkujdes i shtuar në edukimin e kuadrove të reja etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës