Site icon Telegrafi

Lukaku nuk do të luaj fare në fazën e grupeve, por te Belgjika e presin shpërthimin e tij në fazën e eliminimit direkt

Romelu Lukaku është duke qëndruar jashtë fushave të blerta që nga muaji gusht pas një lëndimi të pësuar.

Sulmuesi belg u rikthye në fushë me Interin në dy ndeshje ku luajti ndaj Sampdorias dhe Viktoria Plzen, por përsëri është ndalur.

Gjithsesi ai është ftuar nga Roberto Martinez për në Kampionatin Botëror, por ende nuk është gati të luaj.

Sipas të gjitha gjasave belgu do t’i humbas ndeshjet e fazës së grupeve, por kjo gjë nuk e shqetëson trajnerin spanjoll i cili e pret Lukakun të shpërthejë në fazën e eliminimit direkt.

“Romelu është duke bërë progres ditë pas dite, por do të duhet ende kohë për të mbërritur në 100& të kondicionit fizik”.

“Jemi duke ndjekur programin e riaftësimit dhe nuk besoj se Lukaku do të luaj në ndeshjen e parë kundër Kanadasë”.

“Por, jam i bindur se pas fazës së grupeve nis një tjetër Botëror dhe në atë pikë Lukaku do të jetë gati. Në ato ndeshje, ai do të bëhet faktor për Belgjikën”, u shpreh Martinez.

Belgjika ndodhet në Grupin F së bashku me Kanadan, Marokun dhe Kroacinë. /Telegrafi/

Exit mobile version