Luan Rama
“Luftëtari ka lëvizur shumë herë rreth këtij vendi ku ndodhet sot”, më tha një nga miqtë e mi korçarë në të shëtitore të bukur, dhe kjo thënie m’u ngul në kujtesë. Ngjan se “luftëtarët kombëtarë” edhe nëse janë prej guri, mermeri apo bronzi ata lëvizin, një lloj shpirti i shtyn të vinë nëpër rrugët e qytetit të tyre për të riparë botën që ata nuk mundën ta jetonin.
Të ngjan se ata kanë lëvizur nëpër kohëra, duke kapërcyer dekada e shekuj, në kohë thëllimesh e nën dritën e ëmbël të majit, siç e pashë dhe unë këtë maj. Heronj të tillë të bëjnë padyshim të ndalesh, të stepesh, jo për nga emri apo simboli që përmbajnë në vetvete, por për nga fryma që mishërojnë. Të ngjan se ashtu, “të vrarë e të gjallë”, këto figura i kanë paraprirë gjithnjë historisë.
E duke menduar kështu, atë mbrëmje, m’u shfaq porta e madhe e atelierit të krijuesit të tij, skulptorit Odhise Paskali, të cilin e kishim përballë pallatit dhe në ditët e nxehta të verës, kur ai e linte portën hapur, ne fëmijë afroheshim dhe vështronim në mahnitjen e madhe ato portrete, ato figura gjigande që mishëroheshin nga dalta e tij dhe ai, me atë bluzën e bardhë, të punëtorit-artist që vëzhgonte krijesën e tij në mendime.
Ky skulptor unikal ka kohë që e ka mbyllur portën e atelierit të tij, dalta e tij gjendet diku në një dergjje vaji për dorën e tij, figurat e tij janë shpërndarë në ketë truall dhe përtej kufijve dhe mjeshtëria e një Skënderbe, e një të Urituri, apo e dashnorëve të mëdhenj në mermer zotërojnë hapësirën publike me magjinë e tyre artistike. Arti di të tregojë magjinë! E unë e vështroja me endje në qiellin ku këputeshin yjet, përtej shpatullave të tij.
Mendoja kështu dhe nuk di pse për një çast mu shfaq figura e Paskalit që si ne një legjendë, ishte ngritur nga nëntoka për të kërkuar nëpër rrugë “Luftëtarin” e tij. Vallë kishte dëgjuar për lëvizjen e tij ?
Ndoshta… Rrallë herë kam ndeshur një vepër arti që me një figurë njerëzore të përmbledhë një epokë më vete, një histori, një komb, një thirrje e dalë nga populli për ta kthyer atë në një legjendë Dhe, përsëri imagjinoja Paskalin në atelierin e tij, ballin e tij të lartë dhe atë fisnikëri që i jepte veprave të tij hire të tjera; imagjinoja Paskalin dhe përpiqesha të kapja diçka që mund të kishte ndodhur tek krijonte këtë figurë, fytyrat luftëtare, komitet e çetave të lirisë, të rënët dhe ato fytyra të rrahura nga era, baruti e zjarri, për të arritur pastaj në atë figurë përgjithësuese dhe origjinale njëkohësisht, që të pulsojë emocione pa përfillur kohërat, sistemet politike, rëniet dhe ngritjet historike. C’ka ndjerë vallë artisti ato çaste?…
Do doja të isha atë moment në shpirtin e tij, por ne, fëmijë, ulur në pragun e portës së tij, ato figura na ngjanin me mitet dhe përrallat e një bote tjetër… Odhise Paskali na la pas veprat më të denja të skulpturës shqiptare. Duke e mbyllur portën e atelierit të tij, me atë përshëndetjen e tij të lehtë e olimpike njëkohësisht, ai e dinte se vepra e tij do ti kapërcente kohërat, shekujt dhe do ti printe gjithnjë historisë…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Vdes dramaturgu i njohur, Petrit Imami

Gjithçka mund të harroj, por jo motrën time që ka vdekur…

Tru apo këpucë për shqiptarët?

Vlerat estetike

Dosjet e Sigurimit të Shqipërisë dhe planet për përbaltjen e Martin Camajt

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës