Mesazhe për burrat e fuqishëm nëpër rrugët e Maqedonisë janë shumë të dukshme ditëve të fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Para disa ditëve nëpër Shkup, Gostivar, Tetovë dhe Kumanovë janë parë mesazhe nga mbështetësit e Ali Ahmetit, që kërkonin të kthehet ai në pushtet.


“Qeveria don burra, kthehu Ali Ahmeti” ishte mesazhi që e vërejtën vozitësit në urat e rrugëve të qyteteve dhe nëpër autostrada.

461317067 2295754854103720 6939503175726651729 n

I menjëhershëm ishte reagimi i kundërshtarëve politik me pankartën “Burgi o për burra” që u pa e vendosur mbi urën e parë në hyrje të Tetovës.

Untitled design 13

Ndërkohë koalicionet shqiptare, Fronti Evropian dhe VLEN vazhdojnë me “luftën” në distancë për pushtetin duke dërguar disa komunikata në ditë me sulme për njëra tjetrën. /Telegrafi/