Jon Jones ka mbrojtur me sukses titullin e kampionit në peshat e rënda në UFC.
Amerikani kishte përballë të pamposhturin deri më tani Dominick Reyes që e mposhti me vendim unanim të gjyqtarëve.
32-vjeçari për herë të 11-të e mbrojti titullin e kampionit në UFC, duke treguar se është njëri nga më të mirët në këtë sport.
Ishte një duel i barabartë, ku Jones e fitoi për pak përballë kundërshtarit Reyes që bëri gjithashtu një ndeshje të madhe.
Kur përfundoi meçi askush nuk e dinte se cili do të ishte fituesi, pasi ndeshja ishte aq e barabartë.
Në fund amerikani arriti me vendim unanim të gjyqtarëve (48-47, 48-47 dhe 49-46).
Sa i përket Reyes kjo ishte humbja e parë pas 13 fitoreve në UFC, duke marrë duartrokitjet edhe përkundër humbjes.
“Dominick Reyes bëri një punë të jashtëzakonshme. Sigurisht që ai e ka fituar respektin tim pas kësaj ndeshje. Ishte një luftë e madhe”, tha Jones në fund.
Për Jones kjo ishte fitorja e 26-të në karrierën e tij, përkundër një humbje që e ka në vitin 2009, ndërsa për Reyes kjo ishte humbja e parë pas 12 fitoreve radhazi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=xaNOkVwajhA