“Luajti rol kyç, e dërgoi Lillen në Ligën e Kampionëve” - L’Equipe vlerëson lartë Edon Zhegrovën për paraqitjen

Gazeta prestigjioze franceze “L’Equipe”, ka analizuar lojën e Lilles në play-off të Ligës së Kampionëve, ku e ka vlerësuar tej mase paraqitjen e Edon Zhegrovrës. Ky medium e nis shkrimin me vështirësitë e jashtëzakonshme që ndodhën në fushën e Slavia Pragës, ku Lille arriti të kualifikohej në Ligën e Kampionëve, falë golit të Edon Zhegrovës. Sezoni i kaluar ishte sezoni i tij i lulëzimit dhe Edon Zhegrova u bë ‘X factor’ i LOSC Lille, shkruan “L’Equipe”.

“Një gol kaq i çmuar në kohën shtesë erdhi edhe në ndeshjen e parë kundër Fenerbahçes (2-1), tjetërn gol në ndeshjen e parë kundër Slavisë (2-0), dhe një tjetër në ndeshjen e kthimit (1-2), sulmuesi kosovar tregohet të jetë thelbësor”, shkruan ku medium i njohur.



































