LAJMI I FUNDIT:

LSDM: OBRM-PDUKM-ja vetëm për shkak të inatit nuk e pranon propozimin për heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore

LSDM: OBRM-PDUKM-ja vetëm për shkak të inatit nuk e pranon propozimin për heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore

Partia maqedonase në opozitë LSDM, në një kumtesë për media thekson se OBRM-PDUKM-ja vetëm për shkak të inatit nuk e pranon propozimin e tyre për heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore bazë.

Nga LSDM thonë se zgjidhja e propozuar ligjore e tyre do të sjellë ulje të çmimeve të ushqimeve për mbi 250 kategori të produkteve, që nënkupton kursime për qytetarët deri në 2000 denarë në muaj.

“Në të njëjtën kohë, përfitimet për qytetarët nuk do t’i rëndojnë fare kompanitë dhe tregjet nuk do të mund ta luajnë këtë masë. Masa është realiste dhe lehtësisht e arritshme dhe do të ndikojë realisht në uljen e çmimeve me pakicë të produkteve ushqimore dhe uljen e vlerës së shportës së konsumit”.


“OBRM-PDUKM nuk ka asnjë argument pse është kundër kësaj mase, kundër kësaj zgjidhjeje ligjore. Është kundër vetëm sepse është dorëzuar nga LSDM. OBRM-PDUKM udhëheq një politikë ekonomike totalisht të gabuar. Masa e qeverisë së Mickoskit nuk ka dhënë rezultat, çmimet e produkteve nuk janë ulur dhe vetëm 57 denarë janë ulur në shportën e konsumit. Qytetarët nuk ndihmohen nga inati, por hakmerren”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori