LAJMI I FUNDIT:

LSDM kundër KSHPK-së: Të tërhiqet dhe rishqyrtohet vendimi për Bojan Hristovskin

LSDM kundër KSHPK-së: Të tërhiqet dhe rishqyrtohet vendimi për Bojan Hristovskin

LSDM kërkon që Komisioni Antikorrupsion menjëherë ta tërheqë dhe rishqyrtojë vendimin për emërimin e Bojan Hristovskit në pozitën drejtor të Agjencisë për Siguri Kombëtare.

Socialdemokratët konsiderojnë se duhet të sqarohet nëse ka pasur konflikt interesash në Komision sepse anëtarja e që e ka shqyrtuar rastin me diplomën universitare të Hristovskit, ka punuar në atë universitet.

“Kjo duhet të zbardhet plotësisht sepse është një goditje jo vetëm për reputacionin e KSHPK-së, por edhe për punën e saj. Një televizion kombëtar ka transmetuar dje informacione për konflikt interesi në vetë KSHPK. Një anëtare e KSHPK-së, e cila ishte përgjegjës për këtë rast dhe iu referua vendimit se me diplomën e Hristovskit “gjithçka është në rregull”, është edhe ligjërues në të njëjtin universitet ku është dhënë diploma kontroverse. Ky informacion ishte i disponueshëm publikisht në faqen e internetit të Universitetit dhe në faqen e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit”, tha zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.


Ndërsa nga KSHPK thonë se nuk ka konflikt interesash.

Anëtarët e KSHPK-së konfirmuan se vendimin e kanë bazuar në mbikëqyrjen e kryer në Universitetin nga ana e Inspektoratit i arsimit.

LSDM kërkon rishqyrtim të vendimeve të Inspektoratit, për shkak se, siç shtojnë, drejtori i ri i ASK-së, Hristovski ka diplomuar brenda një viti edhe pse studimet zgjasin 4 vjet. Paraprakisht, Inspektorati dhe KSHPK theksuan se nuk ka asgjë kontestuese me diplomën e tij universitare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kronika e Zezë
Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Lajme
Kalo në kategori