LSDM dhe BDI këtë javë do të vendosin se a do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare
Deri në fund të kësaj jave do të dihet nëse së bashku me zgjedhjet presidenciale, do të organizohen edhe zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare siç kërkojnë nga opozita. Vendimi do të merret nga organet partiake të partive në pushtet LSDM dhe BDI, përcjell Telegafi Maqedoni.
“Këtë javë pres bisedime serioze edhe brenda koalicionit, brenda kuadrit të LSDM-së, nëse së bashku me zgjedhjet presidenciale, do të kemi edhe zgjedhje parlamentare”, tha sot ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.
“Mendoj se fokusi i përgjithshëm në gjithçka që kemi njoftuar në fillim të mandatit tonë duhet të realizohet në disa javët e ardhshme. Dhe kështu jam e bindur se do të fitojmë mbështetjen e duhur në çdo zgjedhje”, tha Sheqerinska.
Në LSDM ka mendime të ndryshme nëse me zgjedhjet presidenciale duhet të ketë edhe zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.
Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska dy ditë më herët njoftoi se me zgjedhjet presidenciale duhet të mbahen edhe zgjedhje e parakohshme parlamentare.
Dhe nga BDI konfirmojnë se ditët e ardhshme do të takohet me partnerët e koalicionit, të cilët gjithashtu do të diskutojë mbi kandidatin e përbashkët për zgjedhjet presidenciale.
“Qëndrimi i BDI-së është se është koha që Maqedonia të ketë një kandidat konsensual për presidentë. Një kandidat që tejkalon linjat etnike dhe partiake që do të bashkojë dhe do të jetë zëri në kohë krize”, tha zv. kryeministri për Çështjet Evropiane, Bujar Osmani.
Nëse partitë bien dakord, zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të shpalleshin nga mesi i muajit mars, ndërsa do të mbaheshin më 5 maj kur janë caktuar mbajtja e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles