LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Asnjëherë më parë nuk ka pasur aksion kundër ndotjes së ajrit

LSDM: Asnjëherë më parë nuk ka pasur aksion kundër ndotjes së ajrit

Reagon partia maqedonase në pushtet LSDM nëpërmjet një kumtese ndaj akuzave të OBRM-PDUKM-së në lidhje me ndotjen e ajrit duke thënë se “problemi i ajrit të ndotur 11 vite ishte injoruar nga OBRM-PDUKM-ja, parti që i interesonte vetëm kriminalitetit dhe pasurimet personale”.

“Rritja e ndotjes së ajrit në ato 11 vite dhe që pasqyrohet edhe sot, është rezultat i sjelljes së tillë kriminale të OBRM-PDUKM që nuk kujdesej për shëndetin e qytetarëve dhe shkatërronte gjithçka që është e gjelbër, parqe dhe drunj”, thonë nga LSDM- ja duke shtuar se sot si asnjëherë më parë po ka aksion kundër ndotjes së ajrit, njofton Telegrafi Maqedoni.

LSDM në kumtesën e tyre përmend disa masa për uljen e ndotjes së ajrit siç janë hapësirat e gjelbërta, pastrimi i deponive të egra në të gjitha komunat, furnizimi me autobusë ekologjik subvencionimi i peletave si dhe mbikëqyrje e përforcuar e inspektoratit që lokalizojnë dhe gjobojnë ndotësit e mjedisit jetësor.


“Jemi të vetëdijshëm se duhet ende punë, se problemi për një ditë nuk do të zgjidhet, por në mënyrë serioze dhe të përkushtuar po punohet në uljen e ndotjes së ajrit”, thuhet në fund të kumtesës së LSDM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hapet shkolla e parë për Inteligjencën Artificiale: Flet themeluesi, Valon Canhasi

Hapet shkolla e parë për Inteligjencën Artificiale: Flet themeluesi, Valon Canhasi

Elfije Boletini
Për herë të parë Policia e Kosovës bëhet me himnin dhe marshin e saj

Për herë të parë Policia e Kosovës bëhet me himnin dhe marshin e saj

Lajme
Sinani u bën thirrje ndërkombëtarëve të parandalojnë veprimet e serbëve për bllokim të kufijve

Sinani u bën thirrje ndërkombëtarëve të parandalojnë veprimet e serbëve për bllokim të kufijve

Lajme
Musliu: Barrikadat në anën serbe të kufirit mund të jenë shumë të ashpra, evitoni udhëtimet nëpër Serbi

Musliu: Barrikadat në anën serbe të kufirit mund të jenë shumë të ashpra, evitoni udhëtimet nëpër Serbi

Lajme
Dosja ndaj të akuzuarve që e blenin drogën në Shqipëri dhe nga Kosova e transportonin për në Serbi

Dosja ndaj të akuzuarve që e blenin drogën në Shqipëri dhe nga Kosova e transportonin për në Serbi

Drejtësi
“The Geopost”: Pushteti serb prapa forcave të fshehura terroriste e proruse në bllokadën kufitare me Kosovën

“The Geopost”: Pushteti serb prapa forcave të fshehura terroriste e proruse në bllokadën kufitare me Kosovën

Lajme
Kalo në kategori