LAJMI I FUNDIT:

LR-PDSH: Pushteti nuk jep garanca për ta drejtuar vendin drejt integrimeve në strukturat euro-atlantike

LR-PDSH: Pushteti nuk jep garanca për ta drejtuar vendin drejt integrimeve në strukturat euro-atlantike

Përmes një reagimi dërguar Telegrafi Maqedoni, Lëvizja për Reforma – PDSH vlerëson se „ pushtet nuk jep garanca për ta drejtuar vendin drejt integrimeve në strukturat euro-atlantike, por duket se është i prirur për ta kthyer në një izolim ndërkombëtar.”

Në reagimin e kësaj Lëvizje, mes tjerash thuhet:

„Politikat e tilla hermetike nuk i shërbejnë interesit shtetëror, por as dhe interesit të qytetarëve. Vendit i duhet një qeverisje e re, që do ta ndryshojë kursin e politikave integruese dhe ekonomike, pasi ky pushtet është një marrëzi kolektive që kërkon shpëtim kolektiv.


Argument i nevojshëm për hermetizimin e vendit, pos kontestit të emrit kushtetues është edhe kriza e rëndë politike, moszbatimi i Marrëveshjes së Përzhinës, moszbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, partizimi i institucioneve, mosfunksionimi i Gjyqësorit, cenzurimi i mediave, krimi organizuar dhe korrupsioni etj.

Konsiderojmë se ky pushtet përmes politikave kundër në BE-së dhe NATO-s, paraqet shqetësim për interesin shtetëror dhe atë qytetar, andaj është e dobishme që në rend të parë të ketë ndryshim të këtij kursi politik, dhe të përafrohen qëndrimet për zbatimin e të gjitha reformave të nevojshme për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike.”/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia

Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia

Lajme
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë

Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë

Lajme
Reagon ish-zv/ministri i LVV-së: Hykmete Bajrami e ka denoncuar publikisht projektin e digjitalizimit mbi 5 milionë euro

Reagon ish-zv/ministri i LVV-së: Hykmete Bajrami e ka denoncuar publikisht projektin e digjitalizimit mbi 5 milionë euro

Lajme
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Lajme
Dy persona dënohen me shtatë vjet burgim dhe 1500 euro gjobë për vjedhje në Teqenë e Madhe në Gjakovë

Dy persona dënohen me shtatë vjet burgim dhe 1500 euro gjobë për vjedhje në Teqenë e Madhe në Gjakovë

Drejtësi
Zogaj flet për vijat e kuqe të LDK-së pas zgjedhjeve: Pa Lumirin kryeministër nuk do të jemi në qeveri

Zogaj flet për vijat e kuqe të LDK-së pas zgjedhjeve: Pa Lumirin kryeministër nuk do të jemi në qeveri

Politikë
Kalo në kategori