Një projekt të ri muzikor e ka publikuar edhe rap-artistja nga Ferizaji, Loredana Zefi.
Biondja, e cila kohëve të fundit ka qenë një nga emrat më të lakuar në media, ka publikuar këngën më të re në gjuhën gjermane.
“Jetzt rufst du an” titullohet kënga më e re e 24-vjeçares e realizuar edhe me klip, teksa shfaqet mjaft atraktive.
Pjesë e këtij videoklipi është edhe bashkëshorti i Loredanës, reperi Mozzik, i cili qëndron pothuajse gjithnjë prapa projekteve të këngëtares.
Ndërkaq, ky është projekti i dytë i biondjes i lansuar pas skandalit që pati me çiftin zviceran para pak muajve.
Këngëtarja Zefi po ashtu këtë verë do jetë prezente në koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/