LAJMI I FUNDIT:

Loredana nis punën për këngën e re, publikon fotografi prej studios muzikore

Loredana nis punën për këngën e re, publikon fotografi prej studios muzikore
Loredana Zefi (Foto: Instagram)

“Du bist mein” apo në shqip “Ti je e imja” mban titullin kënga e fundit e lansuar nga reperja Loredana Zefi dhe artisti Zuna.

Projekti i dyshes, i cili u lansua në këtë periudhë të vetë-izolimit, u mirëprit nga publiku dhe tashmë ka kaluar shifrën e 15 milionë klikimeve në YouTube.

Megjithatë, duket se kjo nuk do jetë prurja e fundit e Loredanës për këtë kohë pandemie globale.


Biondja së fundmi ka publikuar një fotografi nga studioja muzikore, përmes të cilit tregon se është duke punuar në projektin e saj të ri muzikor.

"Du bist mein" nga Loredana dhe Zuna renditet e para në Spotify
Lexo po ashtu "Du bist mein" nga Loredana dhe Zuna renditet e para në Spotify

Në bazë të kësaj, duket se së shpejti do të vijë një tjetër këngë nga reperja e cila jeton dhe vepron në Zvicër por është me origjinë nga Ferizaj.

Loredana Zefi (Foto: Instagram)

Ndërkaq, Lori tash e një kohë është duke u komentuar për një lidhje të re me reperin Zuna dhe gjatë kësaj kohe dyshja kanë qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit.

Përmes deklaratave në rrjetet sociale, e njëjta ka potencuar se ‘e ka vetëm partner në muzikë’ përkundër aludimeve të shumta. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/B_LGvNCl9n-/

Në trend Magazina

Më shumë
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Magazina
E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

Magazina

"Të duan të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" - mesazhi për Gjestin shoqërohet me duartrokitje në Big Brother

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Kalo në kategori