Tre burra, përfshirë një lojtar profesionist i golfit Gene Siller, 41-vjeç, janë vrarë nga një person që nga vetura filloi të shtie me armë derisa lëvizte nëpër fushën e golfit në Georgia të SHBA-ve.
Policia ka paralajmëruar se pavarësisht që sulmi ka ndodhur të shtunën, i dyshuari akoma është në liri dhe konsiderohet i rrezikshëm dhe i armatosur, transmeton Telegrafi.
Autoritet e sigurisë kanë njoftuar që Siller është vrarë me një plumb në kokë në fushën e golfit Pinetree. Në vendin ku është kryer krimi është gjetur një furgon brenda të cilit ishin edhe dy kufoma, ku një prej tyre pronari i mjetit motorik.
E burri tjetër ende nuk është identifikuar, kurse policia ka njoftuar se bëhet fjalë për një person me prejardhje nga Amerika Latine. Që të dy viktimat janë gjetur me plagë të rënda nga plumbat.
E studentët e kampusit të universitetit Kenes që gjendet jo larg klubit të golfit, janë paralajmëruar pas të shtënave që ishin fatale për tre persona.
Siller ka lënë gruan dhe dy fëmijë të moshës 6 dhe 7-vjeç. /Telegrafi/