Site icon Telegrafi

Lojtari amerikan Stewie2k mund të rikthehet në skenën e Counter-Strike

Tetë muaj pasi u largua nga garat e Counter-Strike, Jake “⁠Stewie2K⁠” Yip thotë se është gati për të garuar përsëri.

Stewie2k i cili ishte pjesë e ekipit Evil Geniuses, ka lajmëruar se tani është lojtar i lirë.

Lojtari 25 vjeçar ka kaluar tetë muajt e fundit duke luajtur dhe transmetuar Valorant, por tani duket se është i gatshëm për t’u rikthyer në garat e Counter-Strike.

Siç duket ky paralajmërim i Stewie2k vjen shkaku i lansimit të versionit testues të Counter-Strike 2 nga Valve.

Të premten, Stewie2K postoi në Twitter duke treguar se ai ka akses në testin e kufizuar të Counter-Strike 2 që u lansua së fundmi dhe duke thënë: “Ka kaluar një kohë”. /Telegrafi/

Exit mobile version