LAJMI I FUNDIT:

Lojtarët e Man Cityt me bonuse të mëdha nëse fitojnë tre trofetë

Lojtarët e Man Cityt me bonuse të mëdha nëse fitojnë tre trofetë

Lojtarët kryesorë të Manchester City do të fitojnë bonuse të mëdha nëse fitojnë  tre trofetë apo ndryshe tripletën këtë sezon.

Qytetarët janë në rrugë për të fituar trofeun e Ligës Premier, ndërsa janë përkatësisht në finalet e Kupës FA dhe Ligës së Kampionëve.

Ndërsa skuadra e Pep Guardiolës po i afrohet arritjes së rivalëve të Manchester Unitedit në sezonin 1998/99, lojtarët e tyre ndjekin gjithashtu bonuse të mëdha parash.


“Morën shpërblimin e merituar”, Guardiola lavdëron lojtarët pas fitores ndaj Real Madridit
Lexo po ashtu “Morën shpërblimin e merituar”, Guardiola lavdëron lojtarët pas fitores ndaj Real Madridit

Sipas mediumit The Telegraph, lojtarët e Cityt mund të presin një bonus prej 500 mijë deri në 1 milion funte nëse shkojnë deri në fund në çdo garë.

I pyetur për tre trofetë kohët e fundit, Guardiola u tha gazetarëve: “Më lejoni të fitoj dy të parat. Në Ligën Premier jemi afër”.

“Ne e dimë se kemi nevojë për një lojë më shumë dhe do të thosha se do të luajmë kundër fqinjëve tanë Manchester United dhe kundër një skuadre italiane si Interi në finale”.

“Nuk mund ta mposhtni Unitedin për ta fituar tripletën”, Peter Schmeichel e bën të qesh Diasin në intervistën pas ndeshjes
Lexo po ashtu “Nuk mund ta mposhtni Unitedin për ta fituar tripletën”, Peter Schmeichel e bën të qesh Diasin në intervistën pas ndeshjes

“Sezoni është me të vërtetë, shumë i mirë, tani duhet ta ngremë atë. Jemi afër dhe sigurisht do të provojmë”.

“Ne jemi atje, mund ta mendojmë, mund ta imagjinojmë. Jemi tre ndeshje larg. Një në secilën nga garat, ne mund ta bëjmë atë”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Kalo në kategori