LAJMI I FUNDIT:

“Lojtarë pa personalitet, nuk merituam as barazim – të marrin mësim nga lojtarët e Kosovës” – legjenda rumune me kritika për lojën e Rumanisë

“Lojtarë pa personalitet, nuk merituam as barazim – të marrin mësim nga lojtarët e Kosovës” – legjenda rumune me kritika për lojën e Rumanisë

Ish sulmuesi i njohur rumun, Viorel Moldovan, ka kritikuar ashpër ndeshjen e Rumanisë ndaj Kosovës, që u mbyll me rezultatin 0-0, ndeshje e vlefshme për kualifikimet për EURO 2024.

Viorel Moldova ka bërë karrierë me klube si Xamax, Grasshoppers, Covertry City, Fenerbahce, Nantes dhe klubet e njohura rumune si Dinamo dhe Rapid Bukuresht, ndërsa me Rumaninë ka 70 ndeshje dhe 25 gola.

Ai vuri në dukje frikën e lojtarëve të kombëtares rumune dhe mungesën e angazhimit të tyre. Përveç kësaj, ai ka dhënë shembull lojtarët e Kosovës.


Moldovan pas një goli të shënuar ndaj Anglisë

“Nuk e di pse humbasim personalitetin në ndeshje. Është një gjë e çuditshme. Pra, ne kemi personalitet në jetën e përditshme. Por atje, në fushë, kur duhet të tregojmë këtë personalitet, nuk e bëjmë”.

“Duhet të keni iniciativë në lojë. Tregoni se jeni të vlefshëm. Në thelb, ne nuk bëmë shumë gjëra. Nuk treguam shumë futboll. Duhet të kesh personalitet. Le të bëjnë si lojtarët nga Kosova”.

“Nuk e meritonim të përfundonim në barazim! Kosova ishte superiore, sidomos në pjesën e dytë, pothuajse nga çdo këndvështrim: fizik, taktik, teknik, vullnet për të luftuar. Ishte një ekip rumune që nuk tregoi pothuajse asgjë”.

Festa e lojtarëve të Rumanisë kur u anulua goli

“Nuk mund të pretendojmë vendin e dytë, veçanërisht pas kësaj pjese të dytë katastrofike. Jam shumë i zhgënjyer. Prisja pak më shumë nga pikëpamja individuale nga Dennis Man, nga Florinel Coman, nga ata që hynë. Nuk po flas më për George Puscas”, ka thënë Moldovan për mediumin rumun Prima Sport.

Rumania pas barazimit ndaj Kosovës mban vendin e dytë me shtatë pikë, katër më shumë se  Dardanët që janë të katërtit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Sport
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës

"Nuk ka pasur si ai në histori" - Liridon Krasniqi zbulon lojtarin më të mirë të Kosovës

Kosovë
Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

La Liga
Sergio Ramos drejt një transferimi befasues në Ligën Premier

Sergio Ramos drejt një transferimi befasues në Ligën Premier

Premier League
Liridon Krasniqi u bë idhull në Malajzi – si u bë emri i tij njëri nga emrat që ky popull vendosi t’ua lë fëmijëve

Liridon Krasniqi u bë idhull në Malajzi – si u bë emri i tij njëri nga emrat që ky popull vendosi t’ua lë fëmijëve

Kosovë
Kalo në kategori