LAJMI I FUNDIT:

LOE edhe njëherë kundër rritjes së pagave në Maqedoni

LOE edhe njëherë kundër rritjes së pagave në Maqedoni

Rritja e pagës minimale si rezultat i populizmit poliitk, e jo të mekanizmave funksional të tregut, të rritjes së produktivitetit të fuqisë së punës dhe rritjen e aktivitetit ekonomik, do të sjellë deri në uljen e vendeve të punës, rritje të çmimeve të prodhimeve dhe rritje të ekonomisë gri, porosisin nga Lidha e Odave Ekonomike (LOE).

Alarmojnë se një vendim i këtillë do të sjellë kompanitë në një shpenzim shtesë, veçanërisht në një periudhë të krizës shëndetësore-ekonomike.

“Rritja e pagës minimale do të ndikojë në uljen e motivimit të të punësuarve, të cilët deri tani kanë qenë produktivë, sepse një numër i madh i subjekteve afariste nuk kanë kapacitete dhe fuqi graduale t’i rrisin pagat e të punësuarve të tjerë. Kjo masë nuk do të japë rezultat, me produktivitet. Rritje të shpenzimeve mund të kontribuojnë për rritjen e papunësisë, ta vështirësojnë procesin e hapjes së vendeve të reja të punës, si dhe të sjellin deri në rritje të mëtejshme të çmimeve të prodhimeve. Njëherësh, rritja e pagës minimale, gjithashtu do t’i nxisë edhe lëvizjet inflatore në ekonominë e vendit”, deklaroi Aleksandra Andreeva, anëtare e Këshillit Drejtues së LOE-s.


Vlerësoi se nëse Qeveria është e sinqertë në qëllimet e saj t’i ndihmojë edhe biznesit edhe qytetarët në këtë rast, potencoi, do të zbatojë masa me të cilën do të ulen normat e kontributeve të cilat, siç përfundoi, në shtet janë në nivel të lartë ekstrem. Bllagoja Grozdanov, nga Këshilli Drejtues i LOE-s shtoi se vendimet e këtilla të cilat janë marrë nga populizmi çojnë drejt destablizimit, prishjen e marrëdhënieve ekonomike dhe ndarjes në shoqëri. Ata përkujtuan se vetë ligji ka mekanizëm të integruar sipas të cilit paga minimale rritet në mars të çdo viti. Konkludojnë se problemi me lëvizjet inflatore duhet të zgjidhen duke rritur aktivitetin ekonomik dhe krijimin e kushteve për zhvillim.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori