Lodrat prej pelushi Labubu e kanë pushtuar botën. Këta përbindësha-elfë u krijuan nga dizajneri Kasing Lung.

Përveçse janë të dashura nga të vegjlit, ato janë bërë një aksesor mode i domosdoshëm për shumë influencues, transmeton Telegrafi.


Lung lindi në Hong Kong dhe u rrit në Holandë. Labubu ishte pjesë e tregimeve të tij "Përbindëshat", të frymëzuara nga folklori dhe mitologjia nordike.

Labubu u krijua në vitin 2015. Lung filloi të bashkëpunonte me Pop Mart në vitin 2019, gjë që e rriti popullaritetin e tij midis koleksionistëve.

Përveç vetë Labubusë, figura të tjera i përkasin një "fisi" të quajtur "Përbindëshat", duke përfshirë personazhet Mokoko, Pato, Spooky, Tycoco dhe Zimomo.

Këto lodra shiten në kuti surprizë. Ato tërhoqën vëmendjen e opinionit  të gjerë në prill të vitit të kaluar, pasi Lisa nga grupi Blackpink ngjiti njërën prej tyre në çantën e saj.

Kjo këngëtare nisi një trend të ri mode në Tajlandë dhe pjesë të tjera të Azisë Juglindore dhe Lindore, i cili u përhap në Shtetet e Bashkuara dhe në pjesën tjetër të botës.

Koleksioni i fundit u shit brenda sekondash. Një kuti e vetme kushton 27.99 dollarë dhe një set me gjashtë lodra kushton 167.94 dollarë.

Pop Mart publikoi një raport në gusht 2024 duke deklaruar se ata fituan afërsisht 870 milionë dollarë në gjysmën e parë të vitit.

Një video që qarkullon në mediat sociale tregon burra që zihen në qendrën tregtare Westfield në Stratford për Labubu-n.

Pop Mart i tërhoqi për pak kohë këto lodra nga 16 dyqanet e saj në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të kësaj. Do të jetë përsëri në shitje në qershor. /Telegrafi/

@jenniiiferchenn

I’m addicted to Labubu💕 #popmart #popmartunboxing #unbox #labubu #labubuthemonsters #labubumacarons #blindbox