LAJMI I FUNDIT:

Lloga: Gjyqtarët të përfitojnë besimin e qytetarëve

Lloga: Gjyqtarët të përfitojnë besimin e qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka mbajtur takim pune me kryetarin e Shoqatës së gjykatësve, Xhemail Saiti dhe me kryetarin e Trupit këshillëdhënës për etikën gjyqësore, Shpend Devaja, ku është biseduar për situatën në gjyqësor dhe ndodhitë aktuale në Këshillin gjyqësor.

Siç njofton Ministria e Drejtësisë, në takim është theksuar zotimi i përbashkët për intervenime urgjente ligjore në Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe nevojën për vendosje të mekanizmave të dukshëm dhe efikas për vërtetimin e përgjegjësisë eventuale, gjegjësisht tërheqjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, gjithnjë duke promovuar mekanizmat e vetërregullimit gjyqësor duke rritur rolin e Shoqatës së Gjykatësve.

Ministri Lloga u informua nga ana e Kryetarit të ShGjRMV, Xhemail Saiti për aktivitetet e ndërmarra aktuale të Shoqatës së Gjykatësve në lidhje me çështjet e statusit të gjykatësve, pavarësinë dhe autonominë e sistemit gjyqësor, si dhe qëndrimin e Shoqatës lidhur me ndodhitë e fundit në kontekst të besimit të thyer dhe masave të cilat janë duke u ndërmarrur në drejtim të përmirësimit të tij.


Lloga, prezantoi qëndrimet lidhur me këto dhe çështje të tjera, të cilat kanë të bëjnë me efikasitetin dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor, në të njëjtën kohë duke u përqëndruar në Strategjinë e re e cila është në përgatitje e sipër dhe çështjet që janë të përfshira në të.

Ministri theksoi nevojën e shtimit të përpjekjeve të gjyqtarëve për të përfituar besimin e qytetarëve dhe nevojën për përmirësim në vazhdimësi të rregullativës ligjore, e cila do të kontribuonte në evidentimin/zbulimin e parregullësive/mospërputhjeve të mundshme ligjore gjatë veprimit të gjyqtarëve dhe organeve gjyqësore.

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori