LAJMI I FUNDIT:

Llashkoska: Rikonfirmohet bashkëpunimi me Republikën Çeke në fushën e mjedisit jetësor

Llashkoska: Rikonfirmohet bashkëpunimi me Republikën Çeke në fushën e mjedisit jetësor

Zëvendësministrja Ane Lashkoska, sot po merr pjesë në seancën e 3-të të Komitetit të përbashkët për bashkëpunim ekonomik midis Çekisë dhe Maqedonisë së Veriut që po mbahet në Pragë të Republikës Çeke.

“Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, zëvendësministrja Llashkoska, realizoi një takim bilateral me zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit të Çekisë, Frantishek Talir. Në këtë takim, të dyja palët rikonfirmuan bashkëpunimin ekzistues mes dy vendeve në fushën e mjedisit dhe hapën mundësi të reja për thellimin e tij, veçanërisht në fushën e menaxhimit të ujërave, inventarizimit të kimikateve të rrezikshme, cilësisë së ajrit dhe mbrojtjes së natyrës”, thuhet në kumtesë.

Sesioni i tretë i Komitetit të përbashkët për bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve përfundoi me nënshkrimin e Protokollit për bashkëpunim ndërmjet ministres së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska në emër të Qeverisë së RMV-së dhe zëvendësministrit të Industrisë dhe Tregtisë së Republikës Çeke, Jan Kavalirek.


Në trend Lajme

Më shumë
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Lajme
Osmani ngushëllon Thaçin për humbjen e babait: Kontributi dhe dashuria e Haxhi Thaçit për atdheun, do të mbeten kujtim dhe krenari

Osmani ngushëllon Thaçin për humbjen e babait: Kontributi dhe dashuria e Haxhi Thaçit për atdheun, do të mbeten kujtim dhe krenari

Lajme
Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Drejtësi
Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Lajme
Ulje e temperaturave këtë javë - rikthehen reshjet e borës

Ulje e temperaturave këtë javë - rikthehen reshjet e borës

Lajme
Rama: Baba iku krenar, Hashim

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Lajme
Kalo në kategori