LAJMI I FUNDIT:

Llapi pret debutuesin në elitë Ulpianën, formacionet zyrtare

Llapi pret debutuesin në elitë Ulpianën, formacionet zyrtare

Llapi pasi fitoi në Superkupën e Kosovës, do të tentojë ta nis edhe kampionatin me fitore përballë Ulpianës që kthehet pas shumë vitesh në elitë.

Skuadra e Tahir Batatinës ka filluar përgatitjet para shumë kohësh pasi luajti edhe në Evropë.

Nga minuta e parë luajë emra si Benjamin Emini, Kushtrim Shabani e Alban Shillova.


Në anën tjetër edhe Ulpiana ka afruar disa lojtarë dhe pritet të jetë kockë e fortë për çdo kundërshtarë.

Ndeshja zhvillohet në “Merdarë” dhe do të fillojë në ora 17:00.


Llapi: Avdyli; Emini, Prençi, Selmani, Maliqi, Shillova, Zeqiri, Shabani, Peposhi, Riviera, Silva Neto. Kryetrajner: Tahir Batatina

May be an image of text that says '#ULPIANA 1932 KF.LLAPI Starting XI 90.AVDYLI AVDYLI 25. PEPOSHI 33. NETO 5. PRENÇI 8. EMINI 23,ANI 20.ZEQIRI 31. RIVERA 14. MALIQI 11. SELMANI 17. SHILLOVA SUBS 1.CORIC (GK), 6.JASHARI, 16.KRASNIQI 15.VOKRRI, 21.AHMETI, 27.HASANI 97.ALIDEMA, 98.FIRMINO. 99.FAZLIU Tahir Batatina (Head Coach)'

Ulpiana: Blakçori; Qerimi, Rapuca, Musliu, Cesar Santos, Mustafa, Gjoni, Boudega, Rezi, Junior, Shkalla. Kryetrajner: Edlir Tetova.


/Telegrafi/