Llapi dhe Drenica do të takohen në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes tyre.

Vendasit janë duke kaluar nëpër një krizë të rezultateve në kampionat ku ndodhen në pozitën e parafundit në tabelë.


Megjithatë fokusi është maksimal dhe ata duan të triumfojnë për të shkuar në finale dhe përmes Kupës të sigurojnë garat evropiane.

Llapi kërkon fitore në ndeshjen e parë ndaj kuqezinjve nga Skenderaj.

Nga ana tjetër Drenica po lufton për rikthim në Superligë dhe synon që të marrë rezultat pozitiv nga ndeshja e parë në Podujevë.

Llapi: Llapi: Coric, Vokrri, Rama, Useini, Bytyqi, Ramadani, Musolli, Baftiu, Gashijani, Tahiri, Veliu.

Drenica: Ymeri, Lushtaku, Shala, Rexhaj, Sylejmani, Hamiti, Marku, Zogu, Beseni, Uka, Thaqi.

/Telegrafi/

telegrafi sport app