LAJMI I FUNDIT:

Lladrovci viziton disa shkolla të Drenasit, uron fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

Lladrovci viziton disa shkolla të Drenasit, uron fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

Më rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vizituar disa nga shkollat e kësaj Komune dhe është takuar me nxënësit dhe personelin e shkollave, më ç’rast ka uruar fillimin e gjysmëvjetorit të vitit shkollor.

“Lladrovci ka siguruar se në shkolla nuk do të këtë probleme me ngrohje për nxënës, inventarizim dhe siguria publike në shkolla do të jetë në nivel, ndërsa personeli do të jetë i kualifikuar për mësimdhënie”, thuhet në njoftimin për media.

“Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në shkollat e Drenasit ka filluar mbarë. Uroj personelin arsimor, prindërit dhe nxënësit në betejën e dijes dhe përparimit tonë”, ka thënë kryetari Lladrovci.


Ai gjatë këtyre vizitave, ka vërejtur disa probleme, sidomos në shkollën e qytetit “Rasim Kiçina”, ku oborri në shkollës ishte i pa pastruar nga bora dhe pastërtia në objekt nuk ishte në nivelin e duhur, ndërsa në shkollën fillore “Halil Bajraktari”, objekti nuk ishte i ngrohur sa duhet për të zhvilluar një proces arsimor. Kryetari Lladrovci do të vazhdoj vizitat gjatë ditës edhe në shkolla të tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori