LAJMI I FUNDIT:
Prishtina -1° partlycloudy_night

Lladrovci kërkon nga Qeveria ta shpërndajë Kuvendin e komunës së Drenasit

Lladrovci kërkon nga Qeveria ta shpërndajë Kuvendin e komunës së Drenasit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kërkuar shpërbërjen e Kuvendit të Komunës që ai drejton, duke theksuar se ky organ ka qenë jashtë funksionit për 71 ditë rresht.

Në një postim në Facebook, Lladrovci ka njoftuar se i është drejtuar Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për të informuar Qeverinë e Republikës së Kosovës mbi këtë situatë dhe për të kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të reja për Kuvendin Komunal.

Lladrovci ka shprehur shqetësimin se mosfunksionimi i Kuvendit ka rrezikuar seriozisht buxhetin e komunës, duke penguar bartjen e mjeteve buxhetore të nevojshme për realizimin e projekteve kapitale.


“Kam konstatuar se me mosfunksionimin e Kuvendit, është rrezikuar buxheti i Komunës, bartjet e mjeteve buxhetore për realizimin e shumë projekteve kapitale, rrjedhimisht papërgjegjshmëria e Kuvendit po rrezikon ushtrimin e të drejtave themelore të qytetarëve të komunës së Drenasit”.

Ai ka theksuar se papërgjegjshmëria e Kuvendit po ndikon negativisht në ushtrimin e të drejtave themelore të qytetarëve të Drenasit.

“Në shkresë, drejtuar edhe institucioneve relevante, kam evidentuar se Kuvendi i Komunës së Drenasit, është pa Kryesues të Kuvendit, pasi që 16 asamblistë, prej tyre 6 asamblistë të DD, 5 ish asamblistë të PDK, 4 të Vv dhe një asamblist i Green, më 6.6.2024, kanë shkarkuar Kryesuesin, Milaim Hajdari”.

Kryetari Lladrovci ka shpjeguar se problemi ka nisur më 6 qershor 2024, kur 16 asamblistë, përfshirë anëtarë të partive të ndryshme, shkarkuan Kryesuesin e Kuvendit, Milaim Hajdari.

Megjithatë, Lladrovci ka kontestuar vlefshmërinë e votës së asamblistit Drin Halilaj, duke argumentuar se ai kishte një konflikt interesi, pasi mbante njëkohësisht pozicionin në Kuvend dhe në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Kam kontestuar vlefshmërinë e votës së asamblistit Drin Halilaj, votë e cila ishte vendimtare për shkarkimin e Kryesuesit. Halilaj, pasi u punësua në Ministrinë e Mbrojtjes, nuk e ka pezulluar pozitën në atë Ministri dhe ka mbajtur të dyja pozitat njëkohësisht. Ministritë përkatëse kanë mbyllur sytë për këtë çështje dhe nuk kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme”.

Sipas Lladrovcit, pas shkarkimit të Kryesuesit, nuk është bërë asnjë përpjekje për të zgjedhur një kryesues të ri, duke e lënë Kuvendin jo funksional për më shumë se dy muaj.

Në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Statutit të Komunës së Drenasit, ai ka kërkuar që Qeveria ta shpërndajë Kuvendin dhe të shpallë zgjedhje të reja.

Lladrovci ka shprehur shpresën që pengimi i punës së ekzekutivit të komunës do të marrë fund, dhe se qytetarët e Drenasit do të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësues të rinj që do të angazhohen për zhvillimin e komunës dhe për përfaqësimin e interesave të tyre./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Çka ndodhi në Gjykatën e Gjakovës, gjatë seancës ndaj katër serbëve të arrestuar të cilëve iu gjetën armë?

Çka ndodhi në Gjykatën e Gjakovës, gjatë seancës ndaj katër serbëve të arrestuar të cilëve iu gjetën armë?

Drejtësi
Gjesti thotë se Unikkatili është Tupac i Kosovës e Shqipërisë - reagojnë nga grupi The Bloody Alboz

Gjesti thotë se Unikkatili është Tupac i Kosovës e Shqipërisë - reagojnë nga grupi The Bloody Alboz

Magazina

"Nga vdekja e sigurt në vdekjen e ngadaltë", rrëfimi i sirianit: Nuk mund ta lë Kosovën, kam varrin e vëllait këtu

Lajme
Doli për të gjuajtur në malin e Pashtrikut, gjendet pa shenja jete 27-vjeçari

Doli për të gjuajtur në malin e Pashtrikut, gjendet pa shenja jete 27-vjeçari

Lajme
Bëhet virale një video e Laertit, ku e kërcënon Gjestin: Do të vij në mes të Prishtinës dhe do e shohim

Bëhet virale një video e Laertit, ku e kërcënon Gjestin: Do të vij në mes të Prishtinës dhe do e shohim

Magazina
Ylli i Barcelonës i zhgënjyer nga trajtimi që po i bëhet nga Flick – largimi i tij punë e kryer

Ylli i Barcelonës i zhgënjyer nga trajtimi që po i bëhet nga Flick – largimi i tij punë e kryer

La Liga
Kalo në kategori