LAJMI I FUNDIT:

Ljubço Georgievski takon Radevin: Kërkohet përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së

Ljubço Georgievski takon Radevin: Kërkohet përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së

Presidenti bullgar Rumen Radev priti për një vizitë ish-kryeministrin e RMV-së Ljubço Georgievski me kërkesë të liderit të OBRM-Partia Popullore, raportojnë mediat bullgare.

“Dialogu politik mes Bullgarisë dhe Maqedonisë duhet të zhvillohet në të gjitha nivelet dhe mund të japë rezultate kur të ndërtohet mbi respektin e ndërsjellë dhe zbatimin e konsensusit evropian nga viti 2022”, theksoi Radev.

Në bisedë, Radev shprehu shpresën se qeveria e Maqedonisë do t’i qaset sa më shpejt përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, si dhe shprehu pritjen që të ndalet “gjuha e urrejtjes ndaj Bullgarisë dhe bullgarëve” në Maqedoni.


Georgievski, nga ana e tij, theksoi se është për dialog shumë më aktiv në marrëdhëniet bilaterale dhe mbështet përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë dhe garantimin e të drejtave të tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori