LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli do të testojë vendosmërinë e Barcelonës për Kounde

Liverpooli do të testojë vendosmërinë e Barcelonës për Kounde

Klubi anglez, Liverpooli shpreson të përfitojë këtë verë nga pasiguria që rrethon mbrojtësin e Barcelonës, Jules Kounde.

Mbrojtësi francez thuhet se po shqyrton të ardhmen e tij te Barcelona me përfundimin e sezonit 2022/23.

Kounde është i pakënaqur që luajti si mbrojtës i djathtë gjatë gjithë sezonit dhe dëshiron të luajë në qendër të mbrojtjes.


Kounde kërkon largimin nga Barcelona
Lexo po ashtu Kounde kërkon largimin nga Barcelona

Megjithatë, francezi ka bërë një postim duke mohuar zërat e pakënaqësive.

“Për ta bërë të qartë, në asnjë moment nuk kam kërkuar të largohem dhe nuk do të shkoj askund”, ka shkruar Kounde në Twitter.

Por, kjo deklaratë e tij nuk ka bërë asgjë për të shuar zërat për një largim nga Camp Nou.

Sipas mediumit El Nacional, Liverpooli është serioz për Kounde dhe do të bëjë një ofertë sapo ai të vihet në dispozicion.

Nëse deklarata e tij publike është fundi i çështjes, apo nëse ka një shans për një marrëveshje, është një çështje tjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Kalo në kategori